Ambasadori saudit mbërrin në Teheran pas 7 vitesh ndërprerje

Ambasadori i parë i Arabisë Saudite në Iran që nga rifillimi i marrëdhënieve diplmatike ka mbërritur në Teheran për të marrë detyrat zyrtare.

“Mbretëria dhe Irani janë fqinjë dhe kanë shumë komponentë ekonomik, burime natyrore dhe avantazhe që kontribuojnë në rritjen e aspekteve të zhvillimit, prosperitetit, stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, tha ambasadori saudit në Teheran, Abdullah al-Anzi.

Masa vjen disa orë pasi ambasadori iranian, Alireza Enayati, tha se ai do të udhëtojë në Riad për të rifilluar misionin e tij diplomatik.

Irani dhe Arabia Saudite ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në janar të vitit 2016 pasi ambasada saudite në Teheran dhe konsullata në Mashhad u sulmuan nga turma të zemëruara pas ekzekutimit të një kleriku shiit saudit./AA

Dy rivalët rifilluan marrëdhëniet diplomatike pas ndërmjetësimit nga Kina në fillim të këtij viti./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne