Ambasadorit Lu nxjerr emrat e 4 politikanëve: Ja peshqit e mëdhenj që do ta hanë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit “Forca e Ligjit”, e vuri theksin tek lidhja e politikanëve me grupet kriminale, ndërsa ka përmendur katër emra.

Ai tha se ky është një problem që ka pllakosur Shqipërinë që pas rënies së komunizmit. Donald Lu, shtoi se një lidhje e tillë nuk duhet mohuar. “Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Shqyrtoni rastet e Mark Frrokut, Elvis Rroshit, Arben Ndokës dhe Gentian Muhameti. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh,” – ka bërë të ditur Donald Lu gjatë takimit në Ministrinë e Brendshme

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne