Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Mbështesim fuqimisht SPAK, fushata për të hedhur konfuzion troç ka të bëjë me dënimin e krīminelëve të njohur

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ofruar mbështetje për SPAK, duke kërkuar ndërprerje të fushatave të sulmit që janë ndërmarrë ndaj punës së tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, diplomatja e lartë në vendin tonë tha se fushatat e ndërmarra kanë për qëllim që të krijojnë konfuzion në mënyrë që kriminelët të mos ndëshkohen.

“Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & ASP”, nënvizon Yuri Kim teksa shpërndan edhe njëherë deklaratën e ambasadës amerikane.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me fōrcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut.

Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krīmin e organizuar.

Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, nënvizon ambasada e Shteteve të Bashkuara./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne