Shqiperia

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim mbyll pushimet dhe nis avazin e vjetër

Pas pushimeve lukoze dy javorshme në jug të Shqipërisë Ambasodorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim është kujtuar se përse ka ardhur në vendin tonë dhe është rikthyer në deklaratat e saj serioze me qëllim ndikimin e drejtpërdrejtë tek politika dhe politikanët shqiptarë.

Së fundmi Yuri Kim nëpërmjet një deklerate ka kërkuar nga politika mos kandidimin e personave të kriminalizuar në listat e ardhshme elektorale ashtu sic kanë bërë të gjithë ambasadorët Amerikanë 1 vit para cdo palë zgjedhje në Shqipëri.

Duke parë që deri tani në parlement por edhe në krye të bashkive na kanë drejtuar njërës të inkriminuar apo me rekorde kriminale duket qartë që qëllimi i kësaj deklarate ashtu si edhe ato të ambassadorëve të tjerë nuk është pastrimi i politikës nga llumi i shoqërisë por diktati që amerika po mundohet të vendosë prej vitesh në shqipëri.

Ndonse në sytë e shqiptarëve ato shiten si dëshira për të vendosur demokraci, në të vërtetë ato janë përpjekje për të kontrolluar cdo pushtet në vendin tonë që fatkeqësisht është keqpërdorur edhe nga të zgjedhurit tanë që sa herë gjenden përballë ndonjë fatkeqësie shkojnë dhe “falen” në ambasadën amerikanë dhe vazhdojnë jetën e tyre të qetë, pa ju hyrë gjemb në këmbë.

Pra, aq i rëndësishëm është mendimi i kësaj ambasade në shqipëri sa që politikani kriminel nuk do t’ja dijë fare as për një gjë tjetër vetëm ta ketë mirë me amerikanët, ndërsa shqiptarët, bashkëatdhetarët apo qytetarët e vet është gati t’i masakrojë për të hequr njollat e veta të zeza.

Yuri Kim, tek e cila kishin shpresë shumë shqiptarë, pasi përfaqëson aleatin kryesor të shqipërisë po bën të njëjtën gjë me ambassadorët e kaluar, presion për ndikim dhe asgje konkrete.

Mjafton të kujtojmë vetëm faktin që në 2018 Ambasada Aamerikane nuk la gur pa lëvizur për moskandidimi e elementëve kriminalë në zgjedhjet lokale të 2019, 14 kryetarë të zgjedhur rezultuan me problem të mëdha me ligjin. Pra efektiviteti i deklaratave bombastike është zero dhe qëllimi është vetëm një, tju imponojmë atë që duam ne si duam ne dhe kur duam ne./GazetaImpakt/

OPINIONE

INTERVISTA