Familjari i pacientes tek Infektivi i revoltuar: Kemi tre ditë që nuk dimë gjë, dua ta çoj në shtëpi të japë shpirt

Familjarët e pacientëve që po kurohen në spitalin Infektiv deklarojnë se nuk po marrin informacion për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre.

Një qytetar ka treguar për “Abc News” se ka vjehrrën të shtruar tek Infektivi dhe mjekët u kanë thënë shumë shkurt se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Dhëndri shprehet më tej se vjehrra e tij është intubuar dhe prej tre ditësh nuk dinë më asgjë për të. Ai kërkon mjekëve që të marrë vjehrrën dhe ta çojë në shtëpi për të dhënë shpirt.

“Kam vjehrrën. Po bën tetë ditë që është shtruar. Nuk po di me kë të lidhem se po jep shpirt këtu. Është gjendje të keqe, por për çfarë ka vajtur ne gjendje të keqe këtë nuk e kuptojmë. Ka pasur siklete me zemrën. Tani me këtë sëmundjen e famshme, e kanë nxjerrë pozitiv.

E kanë hedhur këtu dhe thonë që gjendja është përkeqësuar. Ankohet para tre ditësh që thoshte nuk më kanë dhënë ujë. Ishte në vetëdije, tani nuk flet më. Para tre ditësh kam folur, tani jo. E kanë vënë në intubim.

Më përpara ishin këto infermierët nëpër cepa na jepnin informacion. Po bëjmë tre ditë që nuk po merremi vesh fare. I bënin presion edhe asaj që ishte mirë aty brenda. Qëndroj në hotel me lekë.

Nusja ka gati tetë ditë këtu. Kërkoj vetëm ta marr njeriun dhe ta çoj në shtëpi, të japë shpirt. Po e vdesin njeriun me zor këtu. Këtu vetëm jep lekun dhe të japin një gotë ujë. Me këta nuk bëhet përpara”, ka treguar qytetari./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne