Amerika dhe Kina drejt konfrontimit ushtarak

Mundësia e një konfrontimi ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është rritur gjatë viteve të fundit, paralajmëroi një institut studimor ushtarak amerikan, duke vënë në dukje se një luftë e tillë do të ishte tepër vdekjeprurëse dhe shkatërrimtare.

Korporata RAND, me bazë në Kaliforni, tha në raportin e saj të fundit thekson se avancimet dhe reformat ushtarake të Kinës e kanë kthyer këtë vend në një armik të frikshëm për SHBA-të, njoftoi revista Newsweek. I titulluar “Konflikti me Kinën “, raporti është vazhdim i një raporti të ngjashëm në vitin 2011 dhe shqyrton një sërë skenarësh bashkëkohorë që mund të provokojnë një konfrontim të tillë. Kreu i listës së çështjeve që mund të ndezin një luftë midis Kinës dhe SHBA-së ishte tensionimi i vazhdueshëm mbi armët bërthamore dhe programet e raketave balistike të Koresë së Veriut. Presidenti i SHBA, Donald Trump, jo vetëm që kërcënoi Korenë e Veriut me sulm ushtarak, por gjithashtu ka imponuar një sërë sanksionesh ndaj kompanive kineze në një përpjekje për të detyruar aleatin kryesor tregtar të Penianit, të ndihmojë në dhënien fund të programeve ushtarake të Koresë së Veriut. Korporata RAND thotë se nuk ka gjasa që Kina të mbrojë Korenë e Veriut nga një sulm i mundshme i SHBA, por Pekini pritet të mbrojë interesat e veta, një lëvizje që autorët e raportit thonë se do të bie ndesh me objektivat e Uashingtonit dhe mundësisht të çojë në një konflikt më të madh. Ambicia e sovranitetit të Kinës mbi të gjithë Detin e Kinës Jugore konsiderohet një tjetër burim i rëndësishëm i tensionit që RAND thotë se mund të shkaktojë një konfrontim ushtarak.

SHBA ka kohë që akuzojnë Kinën për realizimin e një programi për krijimin e ishujve artificialë në ujërat e diskutueshme, të cilat veprojnë si një portë për tregtinë detare me vlerë vjetore 5 trilion dollarë. Kina ka ndërtuar ishuj artificialë në det, duke sfiduar paralajmërimet e SHBA për të ndaluar këto aktivitete. Uashingtoni vazhdon të sfidojë pretendimet e sovranitetit të Kinës duke dërguar anije luftarake në rajon si pjesë e të ashtuquajturës misionet e saj të lirisë së lundrimit. Marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-ve janë tensionuar edhe për marrëveshjet e mëdha ushtarake të Uashingtonit me Tajvanin, një ishull të vetëshpallur që Pekini e sheh si pjesë të territorit të Kinës. Para inaugurimit të tij, Trump zemëroi udhëheqësit kinezë duke folur me presidenten tajvaneze Tsai Ing-wen. Kina e denoncoi këtë veprim si një shkelje të politikës “Një Kinë e vetme”, të cilën SHBA e njohu në vitin 1979. Në fund të shtatorit, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i tha homologut të tij të SHBA Rex Tillerson në Pekin se Uashingtoni duhet të respektojë shqetësimet e Pekinit mbi Tajvanin për të shmangur krijimin e shqetësimeve në marrëdhëniet dypalëshe. “Ne ende nuk besojmë se një konflikt ushtarak Kinë-SHBA është i mundshëm në asnjë nga rastet e lartpërmendura, por kufiri ynë i besimit është disi më i ulët se gjashtë vjet më parë”, përfundon raporti i institutit studimor ushtarak amerikan RAND./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne