Amerika humb primatin në botë, Evropa e gatshme për t’a zëvendësuar

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini kritikoi politikën e jashtme të “paparashikueshme” të presidentit amerikan Donald Trump dhe tha se BE-ja është bërë partneri më i rëndësishëm ndërkombëtar i Rusisë, Indisë dhe Kinës.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse politika e tillë e Trump i ka dhënë asaj përparësi në raport me “mos stabilitetin” veri-korean, Mogherini tha se ndonjëherë duhet të “luani” sikur të jeni të paparashikueshëm, transmeton Russia Today. “Njerëzit duan të punojnë me Bashkimin Evropian, jo sepse ata gjithmonë na pëlqejnë … Por në këtë dinamikë gjeopolitike, duke qenë të parashikueshëm, të besueshëm dhe të fortë është një vlerë e shtuar që duhet t’a përdorim”, vuri në dukje shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini. Ajo argumentoi se Evropa mund të “zinte hapësira” duke u liruar nga Shtetet e Bashkuara sidomos kur tensionet po rriten mbi tregtinë, imigracionin dhe financimin e NATO-s. E pyetur nëse “paparashikueshmëria” e presidentit Donald Trump e ka vënë SHBA-në në një pozitë të favorshme në trajtimin e çështjeve si Koreja e Veriut, Mogherini tha se nuk është qasje e BE. “Ndonjëherë mund të luash me paparashikueshmëri dhe parashikueshmëri që mund të befasojë … por ndonjëherë edhe ju mund të trembeni. Dhe nganjëherë është tepër vonë për t’a rregulluar atë. Mënyra evropiane nuk është ajo e lojës”, theksoi Mogherini. Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me sulmin e raketave amerikane në Siri muajin e kaluar si dhe vendosjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake në Gadishullin Korean, Mogherini tha: “Nuk ka një kërcënim të vetëm të sigurisë në botën tonë që do të thotë se mund të ballafaqohet vetëm me ushtrinë”. BE është frustruar me politikën e jashtme të presidentit Donald Trump duke përfshirë mbështetjen e tij për vendimin e Britanisë për të lënë bllokun./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne