Amerika mbi 90% të qytetit Raka të Sirisë e ka rrafshuar me tokën

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka deklaruar se Amerika dhe aleatet e saj kanë rrafshuar me tokë mbi 90% të qytetit Raka të këtij vendi.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë se qendrat e administratës publike dhe infrastruktura e qytetit Raka është shkatërruar me dhjetëra mijëra civilë sirianë për shkak të sulmeve të qëllimta të Amerikës dhe aleatëve të saj, janë shpërngulur nga qyteti i Rakasë dhe nga qytetet dhe rajonet e tjera të kësaj province. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë deklaroi se Amerika dhe forcat demokratike të Sirisë për të hyrë në qytetin Raka, kanë lejuar terroristët e ISIS që të largohen nga ky qytet dhe të shkojnë në rajonet e tjera që të luftojnë me ushtrinë siriane. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në këtë deklaratë ka theksuar: “Qyteti i Rakasë nga pikëpamja e Damaskut, vazhdon të jetë një qytet i pushtuar, për arsye se ky qytet aktualisht ndodhet nën pushtimin e forcave demokratike të Sirisë. Thirrja e Amerikës dhe aleatëve të saj për rindërtimin e qytetit të Rakas nuk është gjë tjetër, vetëm për të mbuluar shkatërrimet dhe krimet që kanë kryere vetë në këtë qytet”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne