Amerika miraton shitjen e sistemeve “Patriot” për Turqinë

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e sistemeve ajrore dhe mbrojtjes ndaj raketave, Patriot (sistemi mbrojtës antiraketë) me vlerë 3,5 miliardë dollarë për Turqinë.

Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), që varet nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) bëri një deklaratë në lidhje me shitjen e sistemeve në fjalë.

“Departamenti i Shtetit vendosi të miratojë shitjen e 80 raketave të përparuara të shënjestrimit, Patriot MIM-104E, 60 raketave të aftësisë së avancuar, Patriot-3 (PAC-3) dhe pajisjeve të tjera në lidhje me këto raketa, të cilat parashikohet të kenë një vlerë prej 3,5 miliardë dollarësh. DSCA-ja informoi sot Kongresin në lidhje me këtë shitje” shkruhet në deklaratën e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se në paketën e sistemeve të mbrojtjes në fjalë krahas 4 sete të radarit AN/MQP-65, 4 sisteme kontrolli kyçjeje, 10 grupe të shtyllave të antenës, 20 poste lançimi M903 dhe 5 centraleve elektrike, bëjnë pjesë edhe pajisjet e komunikimit, pajisjet e testimit, programet e rrezeve (për raketat), dhe pajisjet e tjera të mbështetjes.

Miratimi i shitjes së Patriotëve do ti japë një elasticitetet të rëndësishëm kapacitetit të mbrojtjes ajrore të Turqisë – thuhet në deklaratë, ku zë vend edhe shprehja: “Një Turqi e sigurt, që zotëron aftësinë e shkurajimit të kërcënimeve ajrore dhe raketore si dhe sulmeve të tjera (ndaj vendit), do të sigurojë paqe dhe stabilitet në NATO dhe kontinentin e Evropës”.

Ndërsa një prej zyrtarëve të Departamentit amerikan të Shtetit u shpreh duke thënë: “Turqia do të përdorë sistemet Patriotë për të zhvilluar vetinë e mbrojtjes ajrore dhe raketore, për të mbrojtur tërësinë e saj territoriale dhe për të penguar kërcënimet rajonale. Shitja e sugjeruar do të rrisë aftësinë e ushtrisë turke për t’u mbrojtur nga sulmet armiqësore dhe për të mbrojtur aleatët e NATO-s, që gjenden në kufijtë e Turqisë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne