RAPORTI/ 31 % e shqiptarëve duan të emigrojnë, kujdes me ikjen e trurit!

Sa do të ndryshonte popullata e vendit tënd nëse çdo banor do të donte të jetonte ku ai dëshiron? A do të shihnim një forcë të re popullsie apo ikjen e trurit? Një fluks ose një eksod i të rinjve? Shqipëria ndodhet në grupin e dytë. Sipas një raporti të fundit të Gallup International, 31 % e shqiptarëve duan të largohen.

Bazuar në intervistat me gati gjysmë milioni të rritur në 152 shtete midis 2015 dhe 2017, Gallup vlerësoi fitimet dhe humbjet neto potenciale për një popullsi të rritur të një vendi, duke zbritur ata që dëshirojnë të lëvizin nga një vend, nga ata që dëshirojnë të hyjnë në nje vend.
Indeksi i Potencialit të Migracionit i Gallup nuk parashikon modelet e migrimit, por ofron informacione të dobishme për njerëzit që po lëvizin nga e gjithë bota dhe nga fushat ku liderët duhet të punojnë për të siguruar që ata të mbajnë ‘trurin në shtëpi’.
Rezultatet e fundit të PNMI të Allup përfshijnë 152 shtete ose zona të anketuara ndërmjet 2015 dhe 2017 – që përputhen me kohën e krizës së emigrantëve evropianë – dhe bazohen në gati gjysmë milioni intervista. Indeksi në vetvete është numri i vlerësuar i të rriturve që thonë se do të dëshironin të lëviznin përgjithmonë nga një vend nëse u krijohet mundësia u ngrit nga numri i vlerësuar që thonë se do të dëshironin të lëviznin në të, si përqindje e popullsisë së përgjithshme të rritur.

Shqipëria

Sipas Gallup, vihet re një rënie prej -31 % të popullsisë në vitet e marra në studim, nga e cila, 25 % janë të rinj. Sipas raportit, në Shqipëri përllogaritet një ikje prej 50 % të trurit, gjë e cila është problematike për një vend. Krahasuar me rajonin, bëhet fjalë për shifra të larta. Surprizon Mali i Zi, i cili konsiderohet një vend me një rritje 25 % të popullsisë, që shihet si një shtet tek i cili dëshirojnë të jetojnë disa vende fqinje ashtu sikurse, raporti përllogarit që krahasuar me vite më parë, popullsia vensdase është më e prirur që të qëndrojë se sa të largohet nga vendi. Largim të popullsisë përjetojnë edhe vendet e tjera, por dukshëm në nivel më të ulët se sa shqiptarët: Serbia -25%, Maqedonia -30%, Bosnja -31 %, Kroacia -6%, Bullgaria -12 % dhe Greqia -7 %.

Pamja globale

Duke parë në një tablo më të gjerë përtej vendeve që janë duke u larguar nga pakti i migracionit, më shumë njerëz në mbarë botën dëshironin të emigrojnë midis 2015 dhe 2017 . PNMI e Gallup tregon se popullata e rritur ende do të vazhdojë të rritet në Amerikën Veriore, Evropë (si në Bashkimin Evropian dhe në vendet jo anëtare të BE), dhe Australi, Zelandën e Re dhe Oqeani, nëse të gjithë lëviznin aty ku dëshironin.

Popullatat në të gjitha rajonet e tjera kryesore – Afrikën sub-Sahariane, Amerikën Latine dhe Karaibe, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe Azinë – do të tkurren. Sipas raportit, vihet re një rënie e dukshme edhe në Bashkimin Evropian.

Brenda Bashkimit Europian, rezultatet e PNMI u rritën ndjeshëm në Gjermani dhe një numër vendesh të tjera, që përputhen me përmirësimin e kushteve ekonomike dhe fluksin masiv të emigrantëve dhe refugjatëve në rajon në vitin 2015 dhe vitet që pasuan. Pikët në Austri, Danimarkë, Finlandë, Francë, Maltë, Hollandë, Portugali dhe Suedi janë rritur ndjeshëm midis 2015 dhe 2017. Sakaq, Britania e Madhe humbi shumë nga apeli i saj si një destinacion i dëshiruar, me rezultatin e PNMI që ra nga 53% në 37%. Rezultati i Italisë ra nga + 10% në -8% – përpara zgjedhjes së qeverisë anti-emigrante dhe rezultati i Qipros ra nga 67% në 13%.

Veçanërisht, rezultati i Hungarisë prej -16% në periudhën e fundit të studimit është një përmirësim mbi rezultatin e tij prej -21% në mes të 2010 dhe 2012, por kjo ndodh për shkak se më shumë hungarezë duan të qëndrojnë, në vend se më shumë migrantë potencialë që dëshirojnë të vijnë papritur në vend .

Gjetje të tjera të raportit përfshinin edhe rënie të popullsisë vendase për shkak të trazirave të ndryshme apo konflikteve, gjë që vihet re në zonat aziatike.

Monitor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne