Amerika ndalon vizat me Turqine, pas arrestimit te spiunit te pucisteve

Qeveria amerikane ka urdheruar pezullimin e dhenies se vizave per qytetaret turq. Kjo vjen pasi qeveria turke arrestoi nje staf te ambasades amerikane ne Turqi i cili kishte bashkepunuar me puciste.

“Ngjarjet e fundit kanë detyruar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të rivlerësojnë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Të gjitha shërbimet per viza jo-emigrimi në të gjitha objektet diplomatike amerikane në Turqi jane pezulluar” tha ambasada në një deklaratë të lëshuar në llogarinë e saj në Twitter.

Ky veprim vjen në një moment kur marrëdhëniet midis dy aleatëve janë duke kaluar turbullira, pas arrestimit të nje te punesuar te konsullates amerikane ne Stamboll. Metin Topuz akuzohet për spiunazh dhe lidhje të dyshuara me disa anëtarë kryesorë të rrjetit Gylen, i akuzuar për grushtin e shteti të vitit të kaluar.

Sipas Zyrës së Shefit të Prokurorit Publik te Stambollit, stafi i ambasades amerikane eshte degjuar te flasi në telefon me Zekeria Oz dhe katër ish-oficerë gulenistë Yakup Saygılı, Nazmi Ardıç, Mahir Çakallı dhe Mehmet Akif Üner.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne