Amerika në përpjekje për aneksimin e Bregut Perëndimor në territoret e pushtuara nga Izraeli

Dhëndri dhe këshilltari i presidentit të Amerikës deklaroi se Uashingtoni do ta shqyrtojë çështjen e aneksimit të Bregut Perëndimor të Palestinës në territoret e pushtuara nga Izraeli pas formimit të kabinetit të ri qeveritar me kryeministër Netanjahun.

Agjencia e lajmeve MA’A njoftoi se Jared Kushner duke folur për karakteristikat e planit amerikan të ashtuquajtur “akordi i shekullit”, pretendoi se Kudsi si kryeqytet i Izraelit dhe aneksimi i kolonive sioniste të Bregut Perëndimor në territorin e Izraelit, do të jenë pjesë e çfarëdo marrëveshje përfundimtare në bazë të planin “akordi i shekullit”.

Kushner i cili nga dy vite më parë ka filluar përgatitjen e planit anti-palestinezë të ashtuquajtur “akordi i shekullit”, ka thënë se po bënë përpjekje që ta bëjë korrigjimin përfundimtar të këtij dokumenti me qëllim që t’ia dorëzojë atë Donald Trump, presidentit të Amerikës.

Parashikohet që së shpejti Amerika do ta ekspozojë këtë plan. Në bazë të planit të ashtuquajtur “akordi i shekullit”, qyteti Kudsi shenjtë i jepet regjimit sionist, refugjatët palestinezë të vendosur në vendet e tjera, nuk do të lejohen të kthehen në vendbanimet e tyre në Palestinë dhe Palestina do të ketë nën pronësi vetëm territoret e mbetura nga Bregu Perëndimor dhe në Rripin e Gazës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne