Amerika përsëri vendos sanksione kundër Iranit

Departamenti Amerikan i Thesarit ka deklaruar vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Departamenti Amerikan i Thesarit ka futur në listën e sanksioneve edhe 15 individ dhe 5 institucione të lidhura me Iranin.

Sanksionet e reja janë vendosur në kohën kur disa shtete kanë kërkuar anulimin e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit në rrethanat e përhapjes së virusit Korona për shkak të efektit negativ që kanë sanksionet mbi procesin e përballjes me virusin Korona në Iran.

Në sanksionet e deklaruara kundër Iranit janë vënë në shënjestër edhe disa qytetarë irakianë.

Në mesin e kompanive të futur në listën e sanksioneve të Amerikës nga Departamenti Amerikan i Thesarit janë edhe emrat e kompanive të tilla si “Kompania Aksionare Private e Medainit, Kompania Saman Shimi e Lindjes së Mesme dhe Shtabi për rindërtimin e vendeve të shenjta./parstoday/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne