Bota

Zarif: Bota të mos qëndrojë spektatore e sanksioneve të arrogancës

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhin në Twitter pasi vuri në dukje se edhe Amerika që është ekonomia më e madhe në botë për tu përballur me virusin korona ka nevojë për ndihmën ndërkombëtare, shoi se Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të qëndrojë spektatore e sanksioneve të Uashingtonit.

Muhamed Xhavad Zarif, në këtë mesazh përmendi kërkesën për ndihmë të presidentit Trump drejtuar Koresë së jugut dhe tha: Korona po shkakton dëme të rënda dhe të gjera në botë dhe asnjë vend nuk është i sigurt. Edhe ekonomitë më të mëdha në botë për tu përballur me këtë virus kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve. Megjithatë Uashingtoni nuk pranon të heqë dorë nga terrorizmi i tij ekonomik. Zarif në vazhdoi shtoi se Amerika synon një pandemi të përhershme. Mosrespektimi i sanksioneve të arrogancës është një domosdoshmëri morale, tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane. Javët e fundit pas përhapjes së virusit korona në botë, shumë vende të botës, Irani, organizata ndërkombëtare dhe shumë funksionarë shtetesh mes tyre Turqia, Rusia, Pakistani dhe Kina kanë kërkuar heqjen e sanksioneve të njëanshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit. Sanksionet e njëanshme dhe mizore të Uashingtonit kundër Iranit kanë prekur edhe artikujt themelorë si medikamentet dhe pajisjet mjekësore dhe kanë krijuar problemeve të shumta për popullin iranian sidomos të prekurit me virusin korona. Kjo është në kohën kur Donald Trump president i Amerikës nuk ka pranuar heqjen e sanksioneve kundër Iranit./parstoday/

OPINIONE

INTERVISTA