Amerikanët kanë mbajtur demonstra në gjithë Amerikën, duke protestuar kundër autorizimit të kryetarit Donald Trumpit për bombardimin e bazës ajrore siriane.
“Unë vetëm dua të them se ky tubim i cili është kundër përshkallëzimit të vazhdueshëm të ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri, është një fakt që në mbi 40-të gjithë vende është duke u zhvilluar,” tha një protestues të shtunën para Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, D.C.
Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si “Jo luftë në Siri”, dhe valvitnin flamurin e Sirisë, duke brohoritur, “Jo më luftë”.
Darren Fenwick, një protestues i cili u bashkua me protestuesit nga Silver Spring, Maryland, thase lufta e Trumpit kundër Damaskut në Siri dhe urdhëri i tij për të sulmuar një bazë ajrore siriane është përdorur kinse për të luftuar Daesh-in ishte një konspiracion.
“Kjo është me të vërtetë një lloj komploti, dhe që në njëfarë mënyre qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me komunitetin ndërkombëtar, të jetë një forcë që në fakt po shpëtojnë jetën, është një ide e gabuar,” tha ai.
Protesta të ngjashme janë duke u mbajtur në dhjetëra qytete të Shteteve të Bashkuara në të gjithë Amerikën.
Protestat kundër -luftës janë mbajtur edhe të premten.
Demonstruesit po protestojnë kundër vendimit të Trump-it që urdhëroi të bambardohen forcat qeveritare në Siri.
Të premten, Baza ajrore al-Shajrat ishte objektiv i raketave të shkrepura nga anijet e marinës amerikane të stacionuara në Detin Mesdhe.
Trump pohoi se sulmi ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë për sulmin e pretenduar të së martës me armë kimike në Khan Sheikhoun pranë Idlib-it për të cilin ai e bën përgjegjës, kryetarin e Sirisë, Bashar al-Assad.
Qeveria siriane ka mohuar përgjegjësinë.
Burimi : ABNA24/ ML