Amerikanët shpëtojnë ministrin e naftës të ISIS

Abu Valid Al Tunesi, përgjegjës për çështjet e naftës në grupin terrorist ISIS, disa ditë më parë ka ikur në zonat që janë nën kontrollin e mercenarëve kurdë të Amerikës në veri të Sirisë.

Në të njëjtën kohë me disfatat e njëpasnjëshme të ISIS në Siri dhe Irak, burimet mediatike të lidhura me opozitën siriane kanë raportuar për ikjen e ministrit të naftës të ISIS. Sipas raportit, Abu Valid Al Tunesi, u largua disa ditë më parë në zonat nën kontrollin e militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA në Sirinë veriore. Vlen të theksohet se Abu Valid Al Tunesi është një zyrtar i lartë i ISIS nga i cili mund të nxirren informacione shumë të rëndësishme në lidhje me financimin, partnerët dhe klientët e naftës të ISIS në tregun e zi ndërkombëtar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne