Amerikani vrau 10 hebrenj në një sinagogë, SHBA nuk e shpall “terrorist

46-vjeçari Robert Bowers është njeriu që hyri në një sinagogë në Pitsburg dhe vrau 10 vetë duke shtënë në një turmë 100 vetëshe, të cilët ishin mbledhur në jë ceremoni synetllëku.

Me të hyrë në sinagogë, Bowers bërtiti: “të gjithë çifutët duhet të vdesin”, dhe pastaj nisi të gjuajë në njerëz, duke vrarë dhjetë vetë dhe plagosur afërsisht po kaq të tjerë, përfshirë dhe tre policë. Ai përdori një pushkë gjysmë automatike si AR-15, armë e një serie masakrash masive në Amerikë, dhe gjithashtu kishte dhe pistoletë me vete.

Kur policia u shfaq në vend, Bowers nuk u dorëzua menjëherë, por nisi të gjuajë dhe mbi forcat e rendit. Pas shkëmbimit të zjarrit, ai u dorëzua dhe u arrestua.

Në reagimin e parë ndaj masakrës, Presidenti Trump e quajti sulmuesit “një maniak”, duke iu shmangur kështu etiketimit si “terrorist”.

Vrasësi mendohet se i përkiste ekstremit të djathtë në bindje politike, duke qenë kështu paksa i afërt me vetë Trump.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne