“Irani eksporton naftë pavarësisht sanksioneve amerikane”

Irani pret që eksportet e naftës të mos jenë nën shifrat prej nën 1 milion fuçi në ditë (mfd), pavarësisht sanksioneve të cilat do të vendosen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA, ka cituar të dielën nënpresidentin e parë të Iranit, Eshaq Jahangiri, të ketë thënë se “sot zyrtarët amerikanë gënjejnë amerikanët dhe botën për çmimin e naftës”, për të shtuar se SHBA-të gënjejnë kur thonë se Arabia Saudite dhe vendet tjera mund të mbulojnë boshllëkun i cili do të krijohet nga nafta iraniane, për të parandaluar rritjen e çmimeve të naftës.

“Nëse SHBA-të do të ishin në gjendje të ndalonin eksportet e naftës së Iranit, çmimi do të shkonte në mbi 100 dollarë për fuçi” tha ai.

Sipas zëvendëspresidentit të parë iranian, në muajt e kaluar, Irani eksportoi 2.5 mfd naftë në ditë. “Aktualisht, ndoshta eksportojmë pak më pak, por gjithnjë kemi qenë të vendosur që eksportet tona të naftës të mos jenë nën një milion fuçi në ditë”, tha Jahangiri.

Në muajin maj, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në mënyrë të njëanshme tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 midis Iranit dhe grupit të kombeve P5+1 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania).

Trump më vonë rivendosi sanksionet e SHBA-ve ndaj Teheranit, e cila hoqi kushtet e marrëveshjes në shkëmbim të kufizimeve për programin e energjisë bërthamore të Iranit.

Sanksionet pritet të ndikojnë në eksportet iraniane të naftës, të cilat i japin Teheranit të ardhurat e nevojshme për të financuar buxhetin e tij kombëtar.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne