Amerikë Latine: Surinami tërheq njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq gjatë konferencës “urgjente” ku ka folur për vendimin e autoriteteve të Surinamit për “tërheqjen e njohjes” së pavarësisë së Kosovës, ka treguar se vendimi është marrë nga Qeveria e Surinamit më 27 tetor. Në Serbi është prezantuar edhe një dokument ku flitet për revokimin e njohjes së pavarësisë së “Kosovës e Metohisë”.

Ndërkohë në mediat serbe është prezantuar edhe dokumenti me të cilin revokohet njohja e pavarësisë së Kosovës që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar.

Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës kanë mohuar se është anuluar njohja nga Surinami duke thënë se Daçiq po shpif.

Ndërkaq në notën diplomatike që Misioni Diplomatik i Surinamit i ka dërguar Misionit Diplomatik të Serbisë thuhet se ky mision “ka nderin t’ia përcjellë vendimin e Qeverisë së Republikës së Surinamit për revokimin e njohjes së Kosovës e Metohisë si një shtet i pavarur”.

Ky është dokumenti i anulimit të njohjes së Kosovës shtet i pavarur.

 

Aty thuhet se për këtë vendim është njoftuar edhe MPJ e Kosovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne