Amnesty Internacional kritikon Turqinë

Organizata Amnesty Internacional ka kritikuar qeverinë turke për vendimet politike të ndërmarra ndaj opozitarëve dhe shkarkimin e detyruar të tyre.

Kjo organizatë ka akuzuar qeverinë turke se pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016, qeveria turke me ambicie politike ka ndërmarrë hapa për eliminimin e opozitarëve dhe shkarkimin e detyruar të tyre. Shkak për raportin dhe kritikat e Amnesty Internacional është bërë urdhër arresti që është lëshuar për katër figura të njohura, drejtorë dhe gazetarë, të së përditshmes “Sozcu”.Ata dyshohen për lidhje me rrjetin puçist të Fethullah Gulen dhe rrjedhimisht për grushtin e dështuar të shtetit, bën të ditur gazeta qeveritare “Sabah”. Drejtuesit e gazetës akuzohen se kanë shfaqur në edicionin online adresën dhe pamjet e hotelit të Marmarisit, ku ndodhej për pushime presidenti Rexhep Taip Erdogan, pak orë përpara nisjes së grushtit të shtetit. Të kërkuarit janë drejtori Burak Akbay, shefja e faqes së internetit Mediha Olgun, shefja e sektorit financiar Yonca Kaleli dhe gazetari Gokmen Ulu. Ndërkohë, avokatët e gazetës deklarojnë se nuk kanë marrë ende asnjë njoftim zyrtar për urdhër-arrestin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne