Ulja e shpenzimeve të Amerikës me 1.7 trilion dollarë

Sipas planit buxhetor të propozuar nga presidenti amerikan, Amerika brenda 10 viteve të ardhshme do të ulë shpenzimet e saj me 1.7 miliard dollarë.

Sipas një njoftimi të Associated Press, ndihma ushqimore për milion amerikanë që jetojnë në varfëri do të ndërpriten. Përveç kësaj është parashikuar ulja e pagës së pensionistëve të punonjësve federalë dhe ulja e shpërblimeve për shtresën punëtore. Ndihma të tjera si në mjekësi, pensione federale, fonde të mirëqenies, subvencione për bujqësinë dhe shumë sektorë të tjerë do të ulen sipas planit të Trump. Brenda një dekade, ndihmat ushqimore do të ulen me 25%. Për momentin rreth 42 milion amerikanë përdorin ndihmat ushqimore. Ky plan akoma nuk është vënë në veprim por është kritikuar nga kongresmenët e të dy partive në Amerikë. Plani i propozuar nga Trump parashikon uljen e shpenzimeve të organizatave vendase dhe uljen e ndihmave të huaja me 10%./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne