Amnisty International: Jeta e myslimanëve në Mianmar është në rrezik

Organizata Amnisty International paralajmëroi se qeveria e Mianmarit ka vendosur në rrezik jetën e dhjetëra mijëra myslimanëve Rohingia në këtë vend.

Amnisty International theksoi se qeveria e Mianmarit duke ndaluar veprimtarinë e organizatave ndërkombëtare humanitare në rajonin Rakhin, e ka vendosur në rrezik jetën e dhjetëra mijëra myslimanëve në këtë rajon. Amnisty International shtoi: “Asgjë nuk mund t’i arsyetojë pretekstet e qeverisë së Mianmarit për të penguar dërgimin e ndihmave humanitare për myslimanët e rajonit Rakhin. Këto ndihma humanitare janë përcaktuese për myslimanët e rajonit. Qeveria e Mianmarit duhet të krijojë kushtet e duhura që organizatat humanitare të kenë qasje në rajon për të ndihmuar myslimanët”. Ushtria e Mianmarit në bazë të prirjeve fetare po përdorë forcë ekstreme të dhunshme kundër myslimanëve. Kjo politikë duhet të ndalet në një kohë sa më të shkurtë,- thuhet në raportin e Amnisty International./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne