Përpjekjet e Trump për të ulur të ardhurat e naftës në rajonin e Lindjes së Mesme

Që nga koha e zbulimit të naftës, rajoni i Lindjes së Mesme gjithmonë është konsideruar burim i kësaj energji fosilike dhe vendet e industrializuara perëndimore dhe kryesisht Amerika gjithmonë kanë qenë klientë të naftës së këtij rajoni.

Mirëpo që kur Amerika filloi shfrytëzimin e naftës Shale Oil, jo vetëm politikat e naftës por edhe politikat ndërkombëtare u ndikuan shumë nga ky zbulim. Në vitin 2016 Amerika u kthye në klientelën më të madhe të naftës Shale Oil në Kanada që është burimi më i madh në botë i kësaj lloj nafte. Si rezultat Amerika në ditë ka importuar nga Kanadaja 3.6 milion fuçi naftë që është më i lartë sesa nafta e shitur nga OPEC-u për këtë vend. Mirëpo javën e kaluar Donald Trump në një bisedë telefonike me kryeministrin e Indisë, e garantoi atë për sigurinë e garantimit të nevojave të Indisë për naftë dhe në të njëjtën kohë njoftoi për dërgimin e ngarkesës së parë amerikane me naftë drejt Indisë. Lind pyetja se vende si Amerika të cilët për vite me radhë kanë importuar naftë nga vendet e tjera, tani po ecin në drejtim të eksportimit të naftës së tyre në vendet e tjera? Një prej arsyeve të shitjes së naftës nga ana e Amerikës në vendet e tjera është mbledhja e të ardhurave për rikuperimin e deficitit buxhetor. Shitja e artikullit të cilin Amerika e cilëson si artikull strategjik, d.m.th. nafta, ka nisur që nga administrata e Barack Obamës në vitin 2015. Sipas të dhënave statistikore të Amerikës, rezervat e naftës strategjike të Amerikës deri më sot llogariten 688 milion fuçi naftë. Në administratën e mëparshme, Barack Obama mori vendim për shitjen e ¼ të kësaj shume. Mirëpo kohët e fundit Donald Trump, është shprehur se për të rikuperuar deficitin buxhetor të qeverisë amerikane, është e nevojshme të shitet gjysma e kësaj rezerve dhe sipas tij zbatimi i këtij vendimi nuk ka nevojë për leje nga Kongresi. Dhjetorin e kaluar Kongresi amerikan i ka dhënë leje qeverisë amerikane që të shesë naftë në vlerë 2 miliard dollarë. Si rezultat shkurtin e kaluar niveli i shitjes së naftës amerikane në tregun botëror arriti në 10 milion fuçi në ditë. Pa dyshim, një nga qëllimet që qëndron pas këtij veprimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara është shitja e naftës për aleatët e saj si India dhe zvogëlimi i varësisë së tyre nga nafta e OPEK-ut dhe reduktimi i të ardhurave të naftës në Lindjen e Mesme.

Nga këndvështrimi i SHBA, ajo që ka çuar në luhatjen e çmimeve të naftës në tregun botëror janë luftërat e njëpasnjëshme dhe konfliktet politike në Lindjen e Mesme, ku dollarët e naftës kanë rolin më të madh në garantimin e shpenzimeve të tyre. Me fillimin e luftës saudite kundër Jemenit, çmimi i naftës, i cili ishte në rënie që nga viti 2011, u rrit përsëri dhe pa dyshim dëmi kryesor i kësaj rritjeje ishte për vendet e zhvilluara industriale që kanë nevojën më të lartë për naftë dhe janë importuesit më të mëdhenj të naftës në botë. Si përfundim, zvogëlimi i furnizimit të naftës në Lindjen e Mesme është një përpjekje e Amerikës për të frenuar fuqitë e rajonit dhe për t’i përballur ato në masë të madhe me presion financiar. Kjo çështje, më shumë se çdo bojkot tjetër, synon të kufizojë aftësitë e këtyre vendeve për të arritur qëllimet dhe objektivat e tyre të zhvillimit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne