Amor: Turqia, një vend shumë i rëndësishëm për Bashkimi Evropian

Në një intervistë me korrespondentin e Agjencisë Anadolli (AA) në selinë e PE-së në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, e para pas zgjedhjes së tij postin e raportuesit, politikani spanjoll bëri vlerësime në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE.

I pyetur sesi mund të përmirësohen marrëdhëniet Turqi-BE, të cilat po kalojnë një periudhë të vështirë kohëve të fundit, Amor u përgjigj duke thënë se palët duhet t’u shmangen kritikave reciproke me kritere shumë të përgjithshme kundër njëra-tjetrës.

“Turqia është një partnere shumë e rëndësishme në çdo aspekt, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe emigracionit. Ne e shprehim këtë vazhdimisht. Kurse ato çfarë Turqia është duke bërë për refugjatët janë një shembull i dallueshëm që pasqyron vlerat evropiane. BE-ja e ka vlerësuar Turqinë gjithmonë për sa i takon pranimit/strehimit të refugjatëve”, u shpreh ai.

Amor potencoi se Turqia ka marrë përsipër një barrë të rëndë lidhur me emigracionin dhe se Ankaraja ka të drejtë që të kërkojë ndihmë nga Unioni për këtë barrë që po mban.

Duke pohuar se Ankaraja mund ta kritikojë BE-në për shkak të ngathtësisë së saj në livrimin e ndihmave për refugjatët, raportuesi i ri i PE-së për Turqinë saktësoi se kjo është pasojë e procedurave të ngadalta të Unionit.

Sa i përket të ardhmes së marrëdhënieve Turqi-BE, Amor rikujtoi se Parlamenti Evropian me të vërtetë ka vendosur për pezullimin e negociatave të anëtarësimit me Turqinë, por Komisioni dhe Këshilli i BE-së nuk e mbështesin këtë vendim.

Ai shtoi se vizitën e tij të parë në Turqi planifikon ta realizojë në muajin janar të vitit ardhshëm./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne