Anadolu Agency i bën thirrje Izraelit për fotoreporterin e saj Mustafa Kharouf

Anadolu Agency (AA) i ka bërë thirrje Izraelit që të rivlerësojë çështjen për fotoreporterin e saj palestinez, Mustafa Kharouf.

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı, në lidhje me çështjen i ka dërguar një letër ministrit izraelit të Sigurisë Publike, Gilad Erdan.

Në letrën e tij, Kazancı ka kërkuar rivlerësimin e çështjes në lidhje me Kharouf i cili u arrestua më 22 janar në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor me arsyetimin se “nuk ka leje qëndrimi” dhe i cili përballet me rrezikun për t’u dëbuar nga Kudsi në Jordani.

Fotoreporterit Kharouf i është refuzuar kërkesa për bashkim familjar, tha Kazancı, duke theksuar se Kharouf prej më shumë se 20 vitesh jeton në Kuds.

“Kemi dyshime që dëbimi dhe dërgimi i Kharoufit në Jordani mund të jetë për arsyen se Qeveria e Izraelit është e shqetësuar në lidhje me aktivitetet gazetareske”, potencon Kazancı.

Ai thotë se në kuadër të të drejtave të njeriut, lirisë së shtypit dhe shprehjes çështja e Kharoufit duhet të rishikohet si dhe t’i jepet leja e qëndrimit dhe të lejohet bashkimi me familjen. Kazancı në letrën tha se “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për shkak të situatës së Kharoufit i cili mbahet në paraburgim dhe për shkak të shkeljeve të lirisë së shtypit nga autoritetet izraelite”.

Kazancı ka vënë në dukje se situata gjithashtu është raportuar në zyrën e shtypit të qeverisë izraelite nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).

Në deklaratën e bërë nga AA, kërkohet nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të shtypit që të reagojnë dhe veprojnë kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit.

Gjykata izraelite në seancën e fundit më 31 mars vendosi zgjatjen e paraburgimit deri më 5 maj 2019 për fotoreporterin palestinez Kharouf i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor më 22 janar me arsyetimin se “nuk kishte leje qëndrimi”.

Izraeli me arsyetimin se nuk ka leje qëndrimi dëshiron ta dërgojë në Jordani duke e dëbuar me forcë fotoreporterin e AA-së nga Kudsi Lindor në të cilin ai ka lindur dhe ku e gjithë familja e tij ka jetuar për shumë vite.

Sipas burimeve zyrtare të Palestinës, në burgjet izraelite janë rreth 5.700 palestinezë, nga të cilët rreth 500 janë të burgosur administrativë ndërsa 230 janë fëmijë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne