Analisti amerikan: Izraeli, një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve për ushtrinë e Mianmarit

Një analist politik amerikan tha se Izraeli është një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në Mianmar.

Sipas kanalit televiziv Press TV, Richard Silverstein, analist politik nga Seattle, tha se Marrëveshja për tregtinë botërore të armëve i lejon ushtrisë së Mianmarit të furnizohet me të gjitha armët dhe pajisjet e nevojshme për të shtypur muslimanët Rohingia dhe për të kryer spastrim racor në këtë vend. Më parë, Gazeta izraelite “Haaretz” në një raport të saj ka shkruar se regjimi sionist ka rol në gjenocidin e kryer kundër myslimanëve Rohingia nga ushtria e Mianmarit. Sipas gazetës Haaretz, në kohën kur vendet evropiane dhe Amerika kanë ndërprerë dërgimin e armëve për ushtrinë e Mianmarit, regjimi i Izraelit po vazhdon akoma një veprim të tillë në kuadër të ndihmave ndaj ushtrisë së Mianmarit për torturimin dhe vrasjen masive të myslimanëve Rohingia./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne