Analisti: Trumpi po mundohet ta bëjë ‘Amerikën të Bardhë Përsëri’

Sipas Myles Hoenig, një analist politik amerikan dhe aktivist targetimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për emigrantët, që pretendohet se kanë shkelur ligjin e emigrimit dhe ligjet e shtetësisë, tregon se sa thellë qëndron përdhosja e tij kundrejt njerëzve me ngjyrë dhe përpjekjen e tij për ta bërë Amerikën të Bardhë Përsëri.

Administrata e Trumpit ka deklaruar një përpjekje të re të saj të paprecedentë për t’u hequr shtetësinë amerikane me mijëra emigrantëve të cilët mund të kenë gënjyer ose mund të kenë dhënë ifnormacione të fallsifikuara në aplikimet e tyre për shtetësi.

Agjencia e qeverisë amerikane që mbikqyr aplikimet e ligjit tëimigracionit është duke hapur një zyrë të ren në Los Anxheles, Kaliforni, e cila do të përqëndrohet në identifikimin e individëve të dyshuar për mashtrim gjatë aplikimit të tyre për të marrë shtetësinë e tyre amerikane dhe në kërkesat për deportortimin e këtyre emigrantëve.

Hoenig, njëish-kandidat për Kongresin, përfaqësues i partisëGreen Party është shprehur se “Edhe pse nuk është një problem serioz, vetëm 305 raste në 28 vjet, administrata Trump po përdor të gjitha burimet e saj dhe më shumë, për të targetuar emigrantët që abuzojnë me ligjet e shtetësisë.”

Gjatë një interviste për Press TV të zhvilluar ditën e enjte,Myles është shprehur se “Askush nuk mund të mohojë me të vërtetë se qeveria federale ka njëtë drejtë, madje edhe një detyrim, të zbulojë ata që abuzojnë me ligjin e emigracionit për të arritur të marrin shtetësinë në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, mesazhi që vjen nga kjo administratëështë i qartë. Emigracioni shihet si një kërcënim për këtë vend mdje edhe mmë shumësesa çdo gjë tjetër.”

Më pas ai ka shtur “Ne nuk e shohim IRS-në që të puësonjëavokatë dhe kontabilistë që të targetojnë ata njerëz shumë të pasur dhe korporatat e tyre që fshehin paratë e tyre jashtë shtetit për të shmangur taksat. Ushtria ka pranuar se nuk mund të japëllogari për triliona dollarë, apo për ato shuma që janë përftuar në mënyrë të parregullt. Kjo është një ngjarje për njëlajm të madh, megjithatë nuk ka krijuar asnjë pasojë për qeverinëqë nuk ka bërë asgjë për këtë, me gjasë, sepse nuk do të bëhet asgjë për këtë gjë.”

Ai ka theksuar se “Emigracioni është si mishi i kuq për administratën e Trumpit. Apo siç do të shprehej Ronald Reagan hiperbolikisht ‘mbretëreshë e mirëqenies’ për të denigruar të gjithë njerëzit nga mirëqenia, ndërkohë që miliona dollarë janë shpërdoruar ose janë keqpërdorur për mirëqenien e korporatave, Trump është duke përdorur emigracionin si një thirrje grumbullimi për përfitime politike.”

Analisti ka theksuar se “Xhorxh U. Bush ishte në gjendje të përdorte sloganin e thjeshtë se ‘je me ne ose kundër nesh’ për të mbledhur Amerikën rreth armiqve të padukshëm, kryesisht kundër myslimanëve, për të shkatërruar themelet e Amerikës sepse ‘ata e urrejnë lirinë tonë’. Targetimi i popullsisë së pakicave ka funksionuar gjithmonë për despotët. Qoftë me Hitlerin qëkishte në shënjestër hebrenjtë e Gjermanisë, Bushi kishte shenjestruar myslimanët në Amerikë, apo tani me rastin e Trumpit, duke u fokusauar kryesisht tek njerëzit me ngjyra që përpiqen të sigurojnë një jetë më të mirë duke ardhur këtu, punë fajësuese.”

Ai ka theksuar se “Demokratët nuk duhet të kursehennë gjykimin ndaj tyre. Edhe në vitin e tij më të ngadaltë Presidenti Obama, ai kishte tejkaluar Trumpin në lidhje me numrin e deportimeve. Ose ai ishte më pak i ndrojtur në lidhje me këtë gjë ose baza e tij priste vetëm që republikanët të merrnin përsipër dhe të vazhdonin sulmet e tilla mbi emigrantët, ashtu si lëvizja kundër luftës është zgjuar vetëm gjatë administratave republikane.”

Ai ka përfunduar duke u shprehur se “Targetimi i Trump për një numër shumë të vogël të atyre që shkelin ligjet e emigracionit dhe të marrjes së shtetësisë vetëm tregon thellësitë e përbuzjes së tij ndaj njerëzve me ngjyrë dhe përpjekjen e tij për ta bërë Amerikën të Bardhë Përsëri.”

Burimi : Press Tv/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne