Shqiperia

Andi Bushati, “kryqëzimi” i Saimir Tahirit: Rama e hodhi pataten e nxehtë nga duart

Opozita kërkon shkarkimin e Saimir Tahirit, kryeprokurori Adriatik Lalla nuk e pret në zyrë, ndërsa vetë kryeministri Rama me anë të një reagimi i cilësoi skandaloze “përgjimet” e zbuluara të autoriteteve italiane.

I gjendur përballë këtyre fakteve Saimr Tahiri mori vetë në dorë kontrollin dhe doli publikisht për të pranuar gabimin e vetëm të madh që ka bërë në jetës, “shitjen e makinës” tek kushërinjtë e tij të 10-të, Habilajt, njëri prej të cilëve i arrestuar një ditë më parë në Itali.

Por a u distancua kryeministri Rama nga Saimir Tahiri me deklaratën e tij? Analist Andi Bushati i ftuar në studion e lajmeve në News 24, foli për një “kryqëzim të Tahirit. Ai tha se deklarata e Ramës i ngjasonte së tepërmi me atë të bërë për Shpëtim Gjikën kur ishte drejt arrestimit.

“Opozita kërkon arrestimin e tij, prokurori nuk e ka pritur, kemi konfirmimin e të gjitha akuzave që ka bërë edhe opozita edhe akuzatori i tij i famshëm Dritan Zagani, pikërisht e kanë akuzuar për lidhje me klanin e Habiljave që mbështet trafikun e tyre të drogës. Problemi është shumë më i madh se i pari. Ne nuk dimë sa është fajtor por nga Italia ka ardhur indicie e qartë se akuzat ndaj Tahirit nuk paskan qenë prodhime të makinerisë së baltës dhe mediave të kazanit, po përdor kështu shprehjet e Ramës. Organet italiane ecin në një linjë me akuzat e opozitës dhe Rama sot e ka hedhur pataten e nxehtë nga duart, tha që unë nuk mbroj njeri. Teksti për Tahirin ishte i njëjtë si për Shpëtim Gjikën, tha e njoh prej kohësh por me të le të merret drejtësia… Kjo është shitje e shokut të armëve”,- u shpreh Bushati, siç raporton BalkanWeb.

OPINIONE

INTERVISTA