Anëtarët e Kushtetueses, BE: Të krijohet një Gjykatë funksionale sa më shpejt! Thelbësore për integrimin e Shqipërisë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ditën e sotme, nga Kuvendi. Ndërsa mirëpret këtë vendim, Delegacioni i BE thekson se zbatimi i Reformës në Drejtësi është thelbësor.

Ndër të tjera, BE shkruan në “Twitter” se duhet të krijohet një gjykatë funksionale sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa shton se kjo është e rëndësishme për rrugën evrpiane të Shqipërisë.

“Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian”, shkruhet në një reagim të BE në Twitter.

  • foto galeri
  • /balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne