Turqia bën thirrje për uljen e tensionit në Bolivi

Turqia ndjek me shqetësim zhvillimet në Bolivi që rezultuan me dorëheqjen e Presidentit Evo Morales.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se “Turqia i kushton rëndësi parimit të ardhjes në pushtet me procese demokratike. Në këtë kontekst jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet që rezultuan me dorëheqjen e Presidentit Morales”.

Në mes tjerash në komunikatë bëhet thirrje për uljen e tensionit në vend, kthimin në jetën normale dhe drejtimin e demokracisë në përputhje me preferencat e popullit bolivian, ndërsa shprehet dëshira për vendosjes së paqes, qetësisë dhe stabilitetit përmes zgjedhjeve të përsëritura.

Pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 20 tetor opozitarët pretenduan se në zgjedhje ka patur “mashtrime” dhe u bën thirrje përkrahësve të dalin në rrugë për protesta.

Opozitarët, të cilët pas rezultateve të kontestuara për ditë të tëra kërkuan anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve, pas deklaratës së Moralesit për pjesëmarrje deklaruan se do të vazhdojnë me protesta deri sa ai të tërhiqet nga gara zgjedhore.

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Bolivisë, Williams Kaliman në komunikatën që lexoi të dielën në një transmetim të drejtpërdrejt ka kërkuar dorëheqjen e Moralesit.

Më pas ndaj Moralesit, i cili më vonë publikoi dorëheqjen e tij, u shpall urdhër arresti./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne