Anëtari i MEK largohet nga Kampi i Manzës, vartësi i Marjam Rajavi tenton ta rrëmbëjnë, arrestohet nga policia

Muxhahedinët po braktisin gjithnjë e më shumë Marjam Rajavi dhe po largohen nga kampi i MEK që ndodhet në Manëz të Durrësit.

Sot, Ali Asgar Zamani u largua nga kampi dhe për t’i shpëtuar ndjekes së drejtueses së kultit Rajavi, ai ju bashkua Shoqatës Asila, që ju ka ardhur në ndihmë edhe iranianëve të tjerë që janë shkëputur përfundimisht nga MEK.

Lajmin e largimit të tij e ka dhënë Gazetari Gjergji Thanasi, i cili ka publikuar në facebook, tani Mete, foto të Ali Asgar Zamani i buzëqeshur me drejtuesin e Asila Dashamir Mersuli në ambientet e shoqatës. Teksa i ka uruar një jetë të mbarë e të qetë në Tiranë, gazetari thotë se largimi I tij nga MEK ka qenë me kosto zero.

“Të dashur miq po ju jap një lajm të mirë: Z. Ali Asgar Zamani u arratis nga Kampi Ashraf 3 (Iranianët në Manez) dhe ju bashkua Shoqatës Asila. Me shumë kënaqësi i uroj z. Zamani shumë fat e mbarësi si një njëri i lirë në Tiranë, jo me si një “zombie” në Kampin Ashraf në Manëz. Z. Zamani jetojeni jetën, që ju ka mbetur, sepse për ju fatmirësisht përfundoi një herë e mirë “ëndërra” e keqe me Kultin Rajavi! Theksoj se shpetimi i z. Zamani u krye pa u paguar asnjë Euro si “ransom money”. Na vjen shumë keq Komandant Rahim!”, shkruan gazetari Thanasi.

Por, i qetë Ali Asgar Zamani ka shijuar lirinë e tij vetëm pak orë, pasi të alarmuar për ikjen e tij, MEK është vënë në lëvizje dhe ka tentuar ta rrëmbejë atë, për ta rikthyer me forcë në Kamp.

Gazetari Thanasi përmes një reagimi të dytë thotë se pranë shoqatës Asila një anëtar i MEK ka tentuar ta rrëmbejë me forcë duke mos dhënë detaje të tjera nga ngjarja në kryeqytin shqiptar.

Sipas burimeve për Gazetën Impakt, tentativën e rrëmbimit e ka ndalur policia e Tiranës e cila ka ndërhyrë dhe shoqëruar në komisariat rrëmbyesin.

Po të njëjtat burime sqaruan se aktualisht ai ndodhet në komisariatin 4 të Tiranës ku po merret në pyetje për arsyet e tentativës për rrëmbim.

Sipas ligjit shqiptar, nëse do të zbatohet në këtë rast, anëtari i MEK pritet të përballet me akuzën e tentativës për rrëmbim personi, tentativës për heqje të lirisë me dhunë dhe dhunim të pronës private.

“Të dashur miq nga fqinjet e Vilës Asila në Tiranë sapo u informova që një komando ish terroristesh iraniane (ish Kulti Rajavi/MEK) ka shkuar në ambjentet e Vilës Asila për të rrëmbyer z. Ali Asgar Zamani, që sapo e braktisi Kultin Rajavi!!!

Policia e Tiranës ka ndërhyrë me forca dhe mjete për ta penguar kryerjen e kësaj vepre penale. Nëse mësoj më shumë hollësi, do t’i publikoj në Facebook menjëherë!!!

Natë e vështirë për policinë e Tiranës sonte!!!!”, shkruan Thanasi në statusin e tij.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gazetari Gjergji Thanasi ka ngritur dyshime për rastet e shumta të vdekjeve të muxhahedinëve brenda kampit Ashraf 3 në Manzës duke ngritur pyetjen se përse institucionet ligjzbatuese nuk futen në kamp dhe të bëjnë autopsinë e trupave të pajetë./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress