Muxhahedinët terroriste iranianë protestojnë ne menyre te paligjme përpara ambasadave të Shqipërisë në Europë

Pas përplasjes me policinë në Manzë, muxhahedinët terroriste iranianë protestojnë ne menyre te palighme përpara ambasadave të Shqipërisë në Europë.

Pas ngjarjes së sotme të ndodhur në Manzë, muxhahedinët iranianë po zhvillojnë protesta përpara gjithë ambasadave shqiptare në Europë.

Sipas muxhahedinëve kanë qenë rreth 1000 policë që i kanë sulmuar në ambientet ku qendrojnë. Ata bëjnë me faj policinë duke pretenduar se kanë hedhur gaz lotsjellës dhe spraj piper kundrejt tyre si dhe i kanë thyer sende personale. Gjithashtu ata fajësojnë policinë se kanë qenë shkak që në kampin e tyre pati edhe një viktimë nderkohe dihet shume mire qe policia e shtetit ka pasur shume arsye te bej kete kontroll ne bazen e tyre terrorise per shkak te aktiviteteve te shumta te tyre duke vene ne rrezik edhe vendin qe i ka strehuar.

Në Paris, Francë, mbështetësit e Rezistencës Iraniane u mblodhën para ambasadës shqiptare dhe paralajmëruan se qetësimi i regjimit të mullahëve dhe negocimi me ta vetëm do t’i hapë rrugën vrasjeve dhe krimeve.

Në Hagë të Holandës, mbështetësit e rezistencës iraniane u mblodhën përpara ambasadës shqiptare dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund marrëveshjeve dhe lidhjeve me regjimin e mullahëve. /TPZ

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne