Anëtari i PD akuzon Klevis Balliun: Ti votove pro Ruçit

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Pogradecit, Klevis Balliu kryqëzohet duke e akuzuar hapur për dhënien e votës për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Në mbledhjen e radhës së kryesisë së Degës, kreu i Grupseksionit të PD-së në njësinë e Dardhasit, Pajtim Maxhari i kërkoi llogari Balliut për votën ndaj Gramoz Ruçit.

Maxhari tha se është i sigurtë se një nga votat është e deputetit Balliu. Deputeti e kundështoi duke thënë se nuk është e vërtetë, por Maxhari nuk e la me kaq.

“Më ke kërkuar në fushatë që unë dhe familja ime të votojmë për LSI. Ky je ti. Po je burrë pranoje. Por ti nuk je burrë”, iu kundërpërgjigj Maxhari. Kjo deklaratë në kryesinë e Degës ka vënë në siklet të madh deputetin Balliu i cili nuk i dha përgjigje anëtarit Maxhar

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne