Angelina Jolie tregon vizitën në Mosul: Shkatërrimi më i madh që kam parë

Ylli i Hollivudit dhe ambasadorja e vullnetit të mirë të Komisionerit të Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) Angelina Jolie vizitoi Mosulin, qytetin irakian të shkatërruar në sulmet dhe përleshjet e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency.

Ajo shëtiti nëpër rrënojat e Mosulit të vjetër duke biseduar me banorët dhe dëgjoi nevojat e tyre. Ajo gjithashtu informoi për aktivitetet që duhen ndërmarrë për rindërtimin e këtij qyteti të Irakut.

“Ky është shkatërrimi më i madh që kam parë në të gjitha vitet që unë punoj me UNHCR-në”, ka thënë Jolie.

Siç tha ajo, njerëzit në këtë pjesë të Irakut kanë humbur çdo gjë, u bënë të varfër, nuk kanë ilaçe për fëmijët në krahët e tyre. Pjesa më e madhe nuk kanë as ujë të pijshëm të pastër.

Jolie tha se njerëzit po përpiqen të rindërtojnë shtëpitë e tyre me ndihma të kufizuara. Ajo porositi se këta njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe se stabiliteti i qytetit është i domosdoshëm për stabilitetin e mbarë Irakut dhe rajonit në të ardhmen.

Jolie ka vizituar më parë refugjatët të cilët ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga sulmet e DEASH-it.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne