Shqiperia

Malkaj: Shqipëria drejtohet nga këlyshët e ku*vës, janë racë superiore

Artistët kanë protestuar sërish në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar pasi qeveria këmbëngul për shembjen e tij. Ata janë mbledhur sërish tek godina e Teatrit dhe kanë bërë thirrje që qeveria të tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen.

I ashpër ishte aktori Mehdi Malkaj i cili tha se Shqipëria drejtohet këlyshët e ku*vës, të cilët janë racë superiore nëse krahasohen me këlyshët e tjerë ordinerë. Ai tha se nga gjiri kurvave dalin burra shteti, biznesmen të shquar, artis të mëdhenj, nëpunës e të tjera e të tjera.

Nëse dikush më kundërshton se qentë dikur kanë qenë këlysh, dhe se këlysh nuk pjellin vetëm qentë mund të largohet pa bërë zhurmë.

Në bazë të përvojës botërore, dhe në këtë rast asaj shqiptare, këlyshët ndahen në dy grupe. Në këlyshët ordiner, dhe grupin e dytë që është dhe më i kualifikuari në këlyshët e kurvës. Për grupin e parë mund të themi se kemi të bëjmë më një prejardhje natyrore. Ashtu si thotë dhe shprehja popullore, këlysh i ati, këlysh i biri dhe këlysh ai që bëri të anë.

Këlyshët vërtetë vijnë nga një premisë klyshore, por kur bien në ndonjë terren të përshtatshëm i zhvillojnë shumë aftësitë e tyre sepse pa ata nuk mund të eci përpara, shteti shoqëria, shteti, kombi etj.  

Këlyshët vërtetë vijnë nga një premisë klyshore, po kur vijnë e ndjejnë përgjegjësinë se pa ata nuk mund të eci përpara asgjë. Këlyshët janë natyra të buta, të përulura që dinë që të bëhen karrige kur shefi ka nevojë për tu ulur. Të ashpërsohen si letër zmerile kur shefit i kruhet ndonjë gjë në fund të barkut. Apo të bëhen edhe si letër higjienike kur shefit i duhet një gjë e tillë. Një tipar dallues i këlyshëve është lehja, lehja në grup. Ato vërtet janë zëra të tonaliteteve të ulëta po kur bëhen bashkë krijojnë një zë që mund të shurdhojë gjithë botën.

Këlyshët janë të aftë që të shumëfishojnë lehjen e shefit të tyre dhe t’i japin atij atribute që nuk i ka. Këlyshët dominojnë mitingjet elektorale dhe ne këtë  e kemi parë të gjithë. Aftësia  e këlyshëve është se ata janë të paftë që të kafshojnë dorën e atyre që u hedh kockën. Prandaj qeveritarët sapo marrin pushtetin interesohen shumë për mbarështimin e stanit të këlyshëve.

Por ndyshe ndodh me grupin e dytë, këlyshët e kurvës. Analiza e këtij grupi fillon me një ngjarje të vërtetë. Një njeri, nëse mund të quhej i tillë, i bërtiste nënës së tij që ishte bërë plakë dhe i kërkonte llogari se përse ajo nuk ishte bërë kurvë dhe që ky të quhej këlysh kurve dhe të gëzonte të gjitha të mirat që gëzonin dhe shokët e tij. Pra këlyshët e kurvës janë racë superiore. Se nga gjiri i tyre dalin burra shteti, biznesmen të shquar, artist të mëdhenj, nëpunës e të tjera e të tjera. Dhe këlyshët e kurvës dinë të lehin, por ata nuk lehin si të tjerët në grup. Ata lehin vetëm atëherë kur janë të bindur se lehja e tyre do të dëgjohet aty ku duhet. Dhe ka këlysh kurvash që lëhin vetëm një herë të vetme në jetën e tyre, dhe me atë të lehur ushqehen gjithë jetën, dhe jo me kocka por me felat e mishit më të mirë të tavës së pushtetit.  

Epo një kombi të qytetëruar dhe modern i duhen të dyja llojet e këlyshëve për të ecur përpara, por ruajta e ekuilibrit midis tyre është shumë e rëndësishme se kur kemi shumë dhe pak këlysh kurvash vendi rrezikon që të shkojë në diktaturë, po kur kemi këlysha kurvash po aq sa këlyshë ordiner atëherë vendi quhet Shqipëri”, deklaroi Malkaj.