Angli – Bradt Travel Guides e sugjeron Shqipërinë si destinacionin e muajit mars

“Arkeologët dhe artdashësit, udhëtarët dhe historianët, shijuesit e verës dhe vëzhguesit e zogjve: të gjithë do të marrin me vete kujtime të pashlyeshme nga një udhëtim në Shqipëri.

Kështu e ka hapur artikullin e saj për Shqipërinë, Agjencia Britanike e Guidave të Turizmit, e cila e shikon Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për të bërë turizëm elitar.

Artikulli flet për vende të cilat turistët e huaj mund të vizitojnë, duke filluar që nga malet e larta që sipas tyre janë streha e fundit për disa specie, vendndodhjen perfekte gjeografike të Shqipërisë për vëzhgimin e zogjve të ndryshëm, si dhe një sërë vendesh të tjera me rëndësi historike.

Në këtë artikull përmendet gjithashtu pasuria e lartë që ka vendi ynë në turizmin kulturorë dhe historik, diçka e cila nuk duhet ti shpëtoi syrit të një turisti, gjithashtu  një vend të veçantë zinte dhe kuzhina vendase, ku shkruhet se “Ushqim shumë i mirë peshku dhe kënaqësi për ata që janë të dhënë pas gastronomisë.”

Pothuaj çdo njeri mund të gjejë diçka nëse kalon pushimet në Shqipëri.

Artikulli i plotë i Bradt Travel Guides

Pothuaj çdo njeri mund të gjejë diçka nëse kalon pushimet në Shqipëri. Vendi ndodhet më pak se katër orë larg me aeroplan nga Mbretëria e Bashkuar; malet e larta sigurojnë një strehë të fundit në Evropë për arinjtë, ujqërit dhe rrëqebullin Ballkanik; ndërsa vendndodhja e vendit në një nga rrugët kryesore të migracionit e bën vendin një tempull për turistët të cilët vijnë për të vëzhguar zogjtë. Kompleksiteti dhe pasuria e qendrave arkeologjike rivalizojnë Greqinë fqinje duke marrë një pjesë të turistëve. Qytetet antike, me shtëpitë e gurta dhe rrugët me kalldrëm, janë në listën e Qendrave të Trashëgimisë Kulture të UNESKO-s; kështjellat e saj mesjetare kanë çdo gjë të një kështjelle, vend-grumbullim për plehrat, cisternat e ujit dhe tunelet e fshehta.

Muzetë kombëtare ruajnë koleksione të pashoqe të sendeve të argjendta ilire, ikonave Bizantine dhe artit të Realizmit Socialist. Autoritet kombëtare dhe lokale kane filluar kohët e fundit të investojnë në ruajtjen e disa prej qendrave komuniste më të dallueshme dhe në kurimin e tyre me qëllim që shqiptarët dhe vizitorët të mund të mësojnë për këtë periudhë të vështirë dhe të debatueshme. Tani ka tre qendra kryesore në Tiranë: Bunk’Art 1, Bunk’Art 2 dhe Shtëpia e Gjetheve, si dhe qendra e Dëshmitarëve dhe Kujtesës në Shkodër që mund ta vizitoni për të mësuar më shumë për të kaluarën komuniste të Shqipërisë.

Kostumet tradicionale dhe sende shtëpiake mund të gjenden të ekspozuara jo vetëm në muzetë etnografike, por edhe gjatë përdorimit të përditshëm në të gjithë vendin. Ndërkaq, kryeqyteti, Tirana, është qytet modern dhe plot aktivitet. Së fundi, sipërfaqet e gjera me rërë përgjatë bregdetit Adriatik, vendet e njohura të Jonit dhe resortet e Liqenit të Ohrit ofrojnë të gjitha aktivitet e plazhit. Arkeologët dhe artdashësit, udhëtarët dhe historianët dhe vëzhguesit e zogjve: të gjithë do të marrin me vete kujtime të pashlyeshme nga një udhëtim në Shqipëri.

https://www.bradtguides.com/destinations/europe/albania.html

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne