Angli – Shkarkohet nga detyra ministri i Mbrojtjes Gavin Williamson

Shkarkohet nga detyra ministri i Mbrojtjes i Anglisë, Gavin Uilliamson (Williamson).

Bëhet e ditur se ministri Uilliamson është shkarkuar si rezultat i hetimeve të zhvilluara pas publikimit në shtyp të bisedimeve sekrete të Këshillit të Sigurimit Kombëtar në lidhje me kompaninë kineze “Huawei”.Në komunikatën e lëshuar nga Kryeministria e Anglisë thuhet se në letrën e dërguar ministrit të Mbrojtjes Uilliamson, Kryeministrja, Tereza Mej (Theresa May) shkruan se “Me keqardhje të madhe më duhet t’ju informojë se kam arritur në përfundimin që unë më nuk mund të kem besim të plotë tek ju”.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se në postin e ministrit të Mbrojtjes u emërua Peni Mordant (Penny Mordaunt), ministrja për Gratë dhe Barazitë.

Javën e kaluar në median britanike kanë zënë vend pretendimet se qeveria po përgatitet t’i japë kompanisë “Huawei” një leje të kufizuar për të zgjeruar rrjetin 5G.

Pas kësaj qeveria angleze dhe agjencitë e inteligjencës vendosën për të hetuar burimin e rrjedhjes së këtyre informatave në shtyp.

Mbledhjet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar (NSC) në Angli që kryesohen nga Kryeministri mbahen në bazë javore me pjesëmarrjen e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të forcave të armatosura dhe të agjencive të inteligjencës.

Aktualisht qeveria angleze nuk prononcohet në lidhje me rolin që do të mund të marrë kompania kineze “Huawei” për zgjerimin e rrjetit 5G, por bën të ditur se kanë planifikuar që vendimin përfundimtar për këtë çështje ta marrin në fund të pranverës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne