Bota

Anglia dërgon ushtrinë te 4000 kamionistët e bllokuar në Dover e Kent

Megjithë marrëveshjen tregtare të arritur dje mes BE dhe Britanisë, qeveria ka dërguar sot rreth 1000 ushtarë për të ndihmuar rreth 4000 shoferë kamionësh që ende mbeten të bllokuar para hyrjes së portit të Dover drejt Francës, deri në zhbllokimin e procedurave.

Qindra ushtarë u dislokuan si pjesë e operacionit të riatdhesimit të shoferëve pasi kufizimet franceze të Covid-19 ndaluan përkohësisht të gjithë transportin e mallrave nga Britania, deri në marrveshjen e djeshme, në mbrëmjen e Krishtlindejve.

Francezët kërkojnë test negative Covid-19 për çdo shofer kamioni për kalimin e kufirit që prej zbulimit në Angli të variantit të ri mutant të sëmundjes, një javë më parë.

Rreth 1,100 personel ushtarak britanik u dërguan në Kent për të ndihmuar me ushqimin, furnizimin, mjediset higjenike dhe testet Covid të shoferëve të bllokuar.

Fotot dramatike nga autostrada M20 tregonin radhët me dërgesa ushqimore për ta, teksa shumë të tjerë ishin angazhuar në ndihmë të tyre nga biznese dhe qytetarë individualë.

Deri tani më shumë se 700 prej tyre janë lejuar të kalojnë në Francë që prej rihapjes së kufijve dje, ndërsa rreth 5,000 mbeten ende para portit të Dover dhe të parkuar në aeroportin e Manston pranë Dover, që më parë ka qenë bazë ushtarake.

Ministri i Transportit Grant Shapps tha: “Duhet të zgjidhin situatën në Kent, e shkaktuar nga ndalimi i papritur prej qeverisë franceze prej kufizimeve anti-Covid. E di që ka qenë e vështirë për shoferët por do të bëjmë të pamundurën që ata të jenë sa më shpejt në shtëpi”.

OPINIONE