Në masa të rrepta sigurie, kjo e kushtëzuar shumë nga kushtet e imponuara nga COVID-19, Anglia nuk preferoi as të zhvillonte seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”, por iu drejtuan menjëherë hotelit, për të zbritur direkte në fushë sot, në orën 18:00. “Tre luanët” zbarkojnë në Tiranë me një objektiv të vetëm, të marrin fitoren e dytë në kualifikueset e botërorit për tu shkëputur menjëherë nga ndjekësit e tjerë në Grupin I.
