Bota

Al-Azhar dënon karikaturat në Britani që ofendojnë Profetin

Al-Azhar, institucioni më i lartë i universitar musliman sunit në botën, ka dënuar shfaqjen e karikaturave që fyejnë Profetin Muhamed në Britani.

Në një deklaratë, Observatori për Luftimin e Ekstremizmit pranë institucionit me qendër në Kajro i përshkroi karikaturat si një “akt i turpshëm” që përbën “gjuhë të urrejtjes”.

“Ky është një provokim i pajustifikuar i ndjenjave të gati dy miliardë muslimanëve në gjithë botën”, thuhet në deklaratë.

Më 22 mars, një mësues në shkollën Betley Grammar në West Yorkshire të Anglisë shfaqi karikaturat fyese të Profetit Muhamed gjatë një ore mësimore. Karikaturat besohet të jenë nga ato të botuara nga revista franceze Charlie Hebdo.

Dhjetëra njerëz u mblodhën para shkollës të enjten dhe të premten për të protestuar ndaj vizatimeve nën praninë e policisë dhe bënë thirrje që mësuesi i përfshirë në incident të pushohet nga puna.

Shkolla pezulloi mësuesin dhe preferoi të kthehej përsëri në mësimin online për atë ditë, raportuan mediat lokale.

Drejtori i shkollës, Gary Keppel, “thellësisht” kërkoi falje për incidentin, duke shtuar se “gjithashtu edhe mësuesi kërkoi falje”.

Al-Azhar tha se është “trishtuar” nga incidenti, duke theksuar “refuzimin e plotë” të sjelljes së tillë.

“Ato (karikaturat blasfemuese) janë bërë një mishërim i qartë i një defekti serioz të këtyre shoqërive”, shton deklarata.

Në tetor 2020, karikaturat që fyen Profetin Muhamed u botuan nga revista franceze Charlie Hebdo, duke shkaktuar protesta në gjithë botën muslimane. Në platformat sociale nisën fushatat që bënin thirrje për bojkot të produkteve franceze.

Karikaturat gjithashtu u shfaqën në ndërtesa në disa qytete në Francë.

Disa vende arabe, si dhe Turqia, Irani dhe Pakistani, kanë dënuar karikaturat dhe qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me to./AA

OPINIONE