Koronavirusi i merr jetën Bashkim Finos

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 58-vjeçare deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Mësohet se Fino është ndarë nga jeta sot rreth orës 04.00 të mëngjesit, ndërsa prej disa kohësh po luftonte me COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, zv/ kryeministri Erion Braçe, teksa ka publikuar një foto me Finon shkruan: “Tani je ne qiell shoku im”.

KUSH ËSHTË BASHKIM FINO

Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.

Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne