Anija më e madhe luftarake amerikane në afërsi të Koresë së Veriut

Në kohën kur nuk janë ulur tensionet mbi praninë e anijes luftarake Charl Winson të Amerikës në afërsi të gadishullit Korean, Amerika pranë brigjeve të Koresë së Veriut ka dërguar anijen më të madhe të saj ushtarake.

Anija USS Ronald Reigan e cila aktualisht ndodhet në Japoni, me vendim të autoriteteve amerikane pritet të vendoset në afërsi të ujërave të Koresë së Veriut. Dislokimi i dy anijeve luftarake amerikane në këtë rajon tregon për nivelin e lartë të tensioneve që janë shtuar akoma më shumë me testimet raketore balistike të Koresë së Veriut. Koreja e Veriut ka testuar me sukses një raketë balistike e cila mund të mbartë edhe koka bërthamore. Për momentin dy anije të mëdha luftarake amerikane ndodhen në Azi dhe në oqeanin Paqësor ndërsa anija Ronald Reigan pritet të arrijë në rajon deri në fund të këtij muaji për të marrë pjesë në manovrën më të madhe ushtarake në rajon./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne