Lavrov: Sulmi amerikan në Siri është i paligjshëm

Ministri i Jashtëm i Rusisë sulmin ajror të forcave amerikane kundër një konvoji të forcave qeveritare siriane në jug të Sirisë e konsideroi shkelje të sovranitetit kombëtar të Sirisë.

“Cilido të ketë qenë motivi i këtij sulmi ajror amerikan, ky sulm është i paligjshëm dhe shkel sovranitetin kombëtar të Sirisë dhe ligjet ndërkombëtare”-deklaroi Sergei Lavrov. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë nuk ka informacione se Uashingtoni ka paralajmëruar Moskën para sulmeve ajrore mbi forcat pro-qeveritare siriane, deklaroi të premten shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov. “Nuk dimë asgjë për këtë”, tha Lavrov në takimin e Komitetit të ministrave të Këshillit të Ministrave në Qipro, transmeton TASS. Dje, avionët ushtarakë amerikanë kanë kryer një sulm ajror ndaj një kolon të luftëtarëve pro- qeveritarë sirianë që avanconin drejt pozicioneve të militantëve të mbështetur nga jashtë në jug të Sirisë. Raportet thanë gjithashtu se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që pretendon se lufton terroristët në Siri , pa sukses u përpoq t’i kontaktonte rusët për t’i kërkuar konvojit pro-qeveritar sirian të ndalonte përparimin në jug të Sirisë pranë kufirit me Jordaninë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne