Anija “Fatih” së shpejti do të fillojë sondimet në Mesdheun Lindor

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez bëri të ditur se anija “Fatih” shumë shpejtë do të fillojë me punimet e sondazhit.

Ministri Donmez pas fjalimit të mbajtur në hapjen e Kongresit dhe Panairit të 12-të Ndërkombëtar të Energjisë që organizohet në kryeqytetin Ankara të Turqisë, iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve.

Duke bërë të ditur se anijet “Oruç Reis” dhe “Barbaros Hajrettin Pasha” janë duke kryer sondazhe sizmike 2 dhe 3 dimensionale, ministri Donmez tha: “Sondazhet vazhdojnë. Anija ‘Yavuz’ para disa javëve filloi me sondazhe në zonën e Guzelyurtit. Ndërkaq anija ‘Fatih’ përfundoi me sondazhe në Finike dhe u kthye në portin Tasucu të Mersinit për furnizim. Pas furnizimit dhe rinovimit që do të zgjasë disa javë anija sërish do të fillojë me sondazhe në lokacionin e marrë nga Republika Turke e Qipros së Veriut”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne