Vjen lajmi i mirë për Alvin, 11-vjeçari shqiptar largohet nga kampi i ferrit në Siri

Lajm i mirë i shumëpritur nga të gjithë. Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar që preku zemrat e të gjithëve më në fund është larguar nga kampi i ferrit i luftëtarëve të ISIS në Siri. Babai i tij, Afrim Berisha konfirmoi se Alvin është larguar nga kampi Al Hol ku ndodhej i vetëm.

Në foton e publikuar nga analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare dhe kombëtare, Ilir Kulla ai shihet në praninë e një prej punonjësve të Gjysmëhënës së kuqe siriane i buzëqeshur. Mësohet se Alvin ndodhet në kryeqytetin e Sirisë, Damask./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne