Anija luftarake turke mbërrin në Durrës, 140 metra e gjatë

Luftanija TCG Bayraktar(L-402) do të qëndrojë në Durrësderi më datë 18 korrik, ndërsapritet të vizitohet nga zyrtarë të ndryshëm të institucioneve qendrore dhe lokale

Në Shqipëri ka mbërritur anijaushtarake turke e cila do të qëndrojë disa ditë në Portin e Durrësit, raporton Anadolu Agency.

Anija TCG Bayraktar (L-402) ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Durrës, ndërsaekuipazhi i saj është pritur nga atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë n nija turke do të qëndrojë në Durrës deri më datë 18 korrik, ndërsa pritet të vizitohet nga zyrtarë të ndryshëm të institucioneve qendrore dhe lokale, si nga përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të Bashkisë së Durrësit, Prefekturës së Durrësit dhe institucioneve të tjera.

Ekuipazhi i anijes TCG Bayraktar, e cila ka një gjatësi rreth 139 metra, është rreth 400 persona përfshirë edhe studentë të Akademisë Detare Turke nga disa vende.

Një nga qëllimet e ardhjes së anijes përveç edhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, është që t’u jepet mundësia studentëve të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes vizitave në port në lidhje me lundrimin, manovrimin taktik dhe shuarjen e zjarreve.

Akademia Detare Turke ka kryer një sërë stërvitjesh verore me qëllim që studentët të mësohen me anijen dhe të njihen nga afër me kushtet e lundrimit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne