Ansarullah mirëpret rolin e Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Jemen

Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i Komitetit të Lartë Revolucionar të Jemenit, në faqen e tij në Twitter, ka vlerësuar pozitivisht dhe ka mirëpritur përpjekjet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Jemen.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi gjithashtu ka thënë se vendimet e KS të OKB në lidhje me krizën në Jemen janë vetëm në interes të vendeve diktatoriale si Arabia Saudite, prandaj Ansarullah e vlerëson vendimin e Rusisë për kundërshtimin e vendimeve të tilla. Ai shtoi se populli i Jemenit së shpejti do të jetë dëshmitar i zhvillimeve pozitive në frontet e luftës dhe armiqtë nuk do të fitojnë asgjë përveç disfatës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne