Nga Marlind Laçi
Edith Harxhi nëpërmjet emisionit ‘Zonë e Lirë’ shprehet se : “Këto vatra të antisemitizmit që janë krijuar në Europë janë bashkuar me majtistët dhe kanë prodhuar bolshevizëm islamik” Zonja në fjalë duhet të vihet në dijeni se makabritetet ndaj hebrenjve nuk janë kryer në vende me shumicë muslimane por në Europën e krishterë dhe në Rusinë ortodokse duke filluar nga spastrimet etnike ndaj hebrenjve nga Perandoria Romake, nga inkuizicioni në Spanjë, tek pogromet në Rusi e deri tek holokausti i kryer nga Gjermania Naziste.
Zonja në fjalë duhet të ishte në dijeni se socializmin, komunizmin nuk e prodhoi ideologjia islame por ajo u ngjiz në kulturën krishterë katolike në Europë dhe hodhi shtat në Rusinë ortodokse.
Zonja në fjalë duhet të ishte në dijeni se komunizmi dhe literatura e tij nuk u prodhua nga Arabia apo nga Turqia por na u prodhua nga Gjermania, Jugosllavia, Rusia, Greqia, Franca dhe Italia.
Zonja në fjalë duhet të ishte në dijeni se reagimet më të forta dhe më të ashpra në të cilat komunizmi u ka përballur ndonjëherë ka qenë në vendet me shumicë muslimane. ( ref. Graham Fuller)
Zonja në fjalë për më tepër duhet të ishte në dijeni se bashkpunëtorët kryesorë të nacional-socializmit (fashizmit i cili prodhoi antisemitizmin) në vendin tonë dhe në të gjithë botën nuk ishin muslimanët.
Zonja në fjalë duhet të vihet në dijeni se kapitullimin më të turpshëm Bashkimi Sovjetik e pësoi nga një vend me shumicë muslimane (Afganistan).
Partia Demokratike dita ditës po çimenton ndjenjën e anti-muslimanizmit të institucionalizuar.