Antiterrori hesht, nisma e Deçanit kundër muslimanëve edhe në Shqipëri

Përpara disa muajsh, kur nisma kundër shqiptarëve dhe veçanërisht muslimanëve shqiptarë nisi në Deçan, pak njerëz e kundërshtuan atë.

Me thirrje anti muslimane dhe mbështetjen e islamofobëve fillimisht brenda Kosovës ajo mori zë mediatik dhe asnjë institucion në Prishtinë nuk mori masa ndaj atyre që bënin thirrje kundër muslimanëve! Kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar, duhet të jesh musliman që të ndiqesh penalisht nga institucionet, nëse nuk je, bëj çfarë të duash!

Së fundmi, nisma islamofobe e Deçanit erdhi edhe në Tiranë. Islamofobi Arbër Gashi ka mbajtur një takim në mes të kryeqytetit shqiptar pa u shqetësuar nga asnjë institucion që nëse do të zbatonte ligjin, do të ishte alarmuar për mbledhjen ku bëhen thirrje kundër muslimanëve dhe konflikeve të brendshme fetare.  Çuditërisht,  në mbledhje ka marrë pjesë edhe Sazan Guri, ambientalist.

Antiterrori shqiptar që përgjon pas dere çdo musliman se çfarë bën brenda shtëpisë, nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj Arbër Gashit, që në mes të ditës bën thirrje kundër muslimanëve shqiptarë dhe për braktisje të Islamit.

Po nëse ndonjë musliman bën thirrje kundër katolikëve apo besimtarëve të ndonjë feje tjetër pse duhet të arrestohet?

“Nisma e Deçanit edhe në Shqipëri. Foto nga takimi i sotëm. Vazhdojmë në çdo cep të Ilirikut tonë. Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që ata ndodhen!”, shkruan islamofobi Arbër Gashi në Facebook-un e tij./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne