Pavarësisht deklaratave publike për stabilitet dhe vazhdimësi, realiteti brenda Bashkisë së Tiranës po tregon një histori krejt tjetër. Anuela Ristani, e cila ka marrë drejtimin e institucionit pas largimit të Erion Veliajt, po vepron nën urdhrat e Edi Ramës për të larguar nga administrata bashkiake njerëzit e besuar të ish-kryebashkiakut.
Në një dalje për mediat, Ristani tha se “puna vazhdon me të njëjtin vizion që e ka udhëhequr Veliaj”, por në prapaskenë, burime brenda bashkisë konfirmojnë se spastrimi ka nisur dhe synon të largojë të gjithë ata që kanë qenë të lidhur ngushtë me Veliajn. Kjo lëvizje duket si një përpjekje e Ramës për të marrë kontroll të plotë mbi Bashkinë e Tiranës, duke eliminuar çdo ndikim të ish-kryebashkiakut.
“Dua të shpreh mirënjohje për kryeministrin Edi Rama, që në këto ditë të vështira na është gjendur pranë”, u shpreh Ristani, një fjali që konfirmon edhe më shumë se ajo është vendosur aty për të zbatuar urdhrat që vijnë nga lart.
Ndërsa publikut i servohet një histori për unitet dhe vazhdimësi, brenda mureve të bashkisë po luhet një betejë për pushtet, ku Veliaj po përjashtohet hap pas hapi nga struktura që dikur kontrollonte plotësisht. Historia, siç thotë Ristani, do të kujtojë veprat dhe jo thashethemet/gazetaimpakt